Gallata e policisë së Lezhës, makina digjet vetvetiu 4 orë pasi është...

Gallata e policisë së Lezhës, makina digjet vetvetiu 4 orë pasi është fikur

58
0
Shares

Makina mund të digjet edhe vetvetiu pasi ka 4 orë që është fikur sipas prokurorisë e policisë së Lezhës.

Bile ajo mund të shpërthejë edhe vetvetiu, se pronari i saj biznesmeni i karburanteve tha se fillimisht dëgjoi një shpërthim.

Policia dhe prokuroria e Lezhës mund rë mbyllin hetimin por të paktën mos ta bëjnë këtë njoftimin më poshtë, se lexuesi nuknubka ndonjë borxh të tallen me të.

Njoftimi:

Lezhë / Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të shtetasit N. P.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, është marrë njoftim se në Ishull Shëngjin po digjej automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P., 56 vjeç, të cilin ky shtetas e kishte parkuar në rrugë, në afërsi të banesës.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në bashkëpunim me ekspertë të MZSH Lezhë, ka kryer veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, bazuar dhe në ekspertimin piroteknik të kryer, ka rezultuar se djegia e automjetit nuk është shkaktuar nga faktorë të jashtëm, por nga probleme teknike të automjetit.

Për këtë arsye ngjarja është klasifikuar aksidentale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY