Ish deputeti i LSI në primaret e PD, ftesë demokratëve ta votojnë

Ish deputeti i LSI në primaret e PD, ftesë demokratëve ta votojnë

42
0
Shares

Ka kandiduar në primaret e PD për bashkinë e Kuçovës ish deputeti Lefter Maliqi.

Pas zyrtarizimit si kandidat, u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë emrin e tij përmes një mesazhi në rrjetet sociale:

“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore!”, shkruan Maliqi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY