Eurobarometri, bie besimi i socialistëve tek qeveria Rama

Eurobarometri, bie besimi i socialistëve tek qeveria Rama

52
0
Shares

Besueshmëria e socialistëve tek qeveria ka pësuar një rënie muajin e fundit, raporton euronews albania.

Sipas sondazhit të Barometit në Euronews Albania besueshmëria e votuesve të PS-së për muajin shtator ishte 58.5%, ndërkohë që në muajin tetor ka patur një rënie në 50.8%.

Por në ketë periudhë është rritur numri i socialistëve neutral. Ndërsa është rritur numri i votuesve të PS që kanë humbur besimin tek qeveria nga 10.8% në shtator, numri i atyre që nuk i besojnë qeverisë ka shkuar në 11.4 në tetor.

Besueshmëria nga qytetarët shqiptarë ndaj qeverisë po ashtu ka pësuar një rënie nga 24.8% në shtator, në muajin tetor shënon 18.5%.

Në një muaj është rritur numri i qytetarëve neutral ndaj besimit që kanë tek qeveria nga 26.8% në 29.6%.

Po ashtu është rritur edhe numri i qytetarëve që nuk kanë besim tek qeveria nga 48.4% që ishte në shtator në tetor ka arritur 51.7%. Euronews albania

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY