LISTA/ Gjykata Speciale konfiskoi 11 prona të Roland Domit

LISTA/ Gjykata Speciale konfiskoi 11 prona të Roland Domit

38
0
Shares

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfiskoi sot 11 pasuri të Roland (Taulant) Domi i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, prostitucion dhe trafikim narkotikësh.

Pasuritë e konfiskuara janë të tipit toka, ndërtesa dhe makina.

Konkretisht janë konfiskuar:

-pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 3.300 m², Xhafzotaj Durrës,

-pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “TR metalike”, me sipërfaqe totale 234 m², nga e cila 234 m²,

-Truall dhe nga kjo sipërfaqe trualli 82 m² ndërtesë, Xhafzotaj, Durrës, pasuria e paluajtshme njësi shërbimi me sipërfaqe totale 34.32 m², Durrës.

Gjithashtu edhe pasuria e paluajtshme njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 20.26 m², pasuria e paluajtshme njësi me sipërfaqe totale 26.36 m², pasuria e paluajtshme ndërtesë, me sipërfaqe totale 128 m², Durrës, pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 2,026 m2, Marikaj – Tiranë dhe pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 888 m2, Marikaj – Tiranë janë konfiskuar.

Ndërsa mjetet tjera janë automjet i llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases D. Domi dhe automjet i llojit autoveturë, i markës Chrysler Voyager, në pronësi të shtetases D. Domi.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY