“Edi Rama kërkon të rrëmbejë flamurin e PD”, Berisha edhe një mesazh...

“Edi Rama kërkon të rrëmbejë flamurin e PD”, Berisha edhe një mesazh për ndërkombëtarët

44
0
Shares

Kryeministri Edi Rama kërkon asgjësimin e pluralizmit, kërkon të marrë flamurin e PD-së, tha sot në selinë e PD, Kreu i Pd, Sali Berisha.

“Ne do i dalim zot, ne nuk do pranojmë kurrë. Nuk do pajtohemi. Edi Rama është një armik i betuar i parlamentarizmit. Unë u them sot se nuk ka kryeministër në planet, as edhe Idi Amin që vriste ministrat e tij, diktator që mund të përdorë një fjalim të tillë kundër opozitës si Edi Rama.
Së fundmi, Edi Rama kërkon asgjësimin e pluralizmit. Kërkon të marrë flamurin e PD-së dhe t’ua varë në qafë, vasalëve të tij, me qëllim që të hakmerret si bir dhe nip xhelati, për përmbysjen që kjo parti u bëri etërve të tij”, tha  Berisha.

Në vijim Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve të mbështesin protestat.

”Shqiptarët janë në këmbë, u bëj thirrje ndërkombëtarët t’i mbështesin në betejën e tyre

Shqiptarët janë sot më në këmbë se kurrë.
Protesta e 12 nëntorit faktoi se janë më në këmbë se kurrë.
Ju njoftoj se shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme.
Edhe njëherë thirrja ime për miqtë dhe partnerët është: Mbështesni shqiptarët në betejën e tyre.
Ne do fitojmë”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY