Gjykata e Beratit mbajti në burg 11 të arrestuarit që u kapën para dy ditësh duke përpunuar dhe ambalazhuar kanabis në një fshat të Kutallisë më Berat.
Forcat speciale nga Tirana sekuestruan në total 870 kg drogë në këto sera dhe 3 armë zjarri. Janë gjetur në sera 700 arka me kanabis në proces përpunimi, 8 thasë me boçe, ne total 817 kg kanabis sativa si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për përpunimin e bimës narkotike.
Sera ishte mbjellë në 10 ha prej të cilave në 2 ha kanabisi ishte vjelur ndërsa në 8 ha kanabisi ishte ende në rritje.
Serat nuk u kapën as nga survejimi nga ajri i oficerëve italianë në Shqipëri. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/