Banorët e Bërxullës vijojnë protestën për të penguar zbatimin e projektit të rrugës Thumanë-Kashar që prek 20 banesa. Banorët kërkojnë kompesim të drejtë.
Situata ka përshkallëzuar teksa ata janë përplasur me forcat e FNSH-së dhe kanë brohoritur në kor: Shteti po na vret! Një nga banoret u shpreh për “Fax News” se ata janë të vendosur të mbrojnë pronën e tyre. Të tjerë hodhën akuza të njëpasnjëshme ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se nëse është e nevojshme do bëhen kriminelë për të mos dalë nga shtëpitë e tyre.
“Kemi punu një jetë të tërë, deri në gju të shkojë gjaku ne shtëpitë nuk i lirojmë. Popullit i ka shkuar thika deri në palcë nuk duron më. Fëmijët i kemi pa shkollë, ku t’i çojmë? Ne nuk kemi qenë në dijeni për projektin”-u shpreh një nga protestueset.
“S’keni turp, prekni dhe femrat, shtet kriminel, maskarenj” Skla shans as Balluku e as Rama të futë duart ë pronat tona, dop bëhemi ne kriminelë”-tha një tjetër, rapoeton fax tv
Ata kanë mbi dy muaj që protestojnë kundër zhvillimit të projektit, ndërsa rreth 80% e banesave që do të preken janë të legalizuara. Fax
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/