Sot po mbahet protesta e dytë që organizohet nga Partia Demokratike pas asaj të 7 Korrikut. Që në mëngjes kreu i PD, Sali Berisha i është drejtuar qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës së sotme.
Ndërsa një ditë më parë, ai paralajmëroi kryeministrin Rama se nuk do t’i shpëtojë dot përballjes me popullin. Berisha u tregua i rezervuar për skenarin e saj, ndërsa thekoi se ish-kryetari i PD, Lulzim Basha nuk duhet të bëhet pjesë e protestës.
Për protestën e opozitës Policia e Shtetit ka angazhuar pothuajse 1 mijë oficerë. Uniformat blu njoftuan se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.
Prej orës 15:00 nuk lejohet lëvizja e automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe disa akse të tjera të qendrës. Policia thotë se ka marrë të gjitha masat e sigurisë për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit.
Një pjesë e punonjësve me uniformë do të vendosen pas Kryeministrisë. Ndërkohë punonjës pa uniformë do të jenë në terren duke vëzhguar për mbarëvajtjen e kësaj proteste.
Ndërkaq policia është mbështetur nga makina uji, makina të blinduara dhe skuadra em gaz lotsjellës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/