Si do regjistrohet PD në KQZ, Berisha shpjegon skemën

Si do regjistrohet PD në KQZ, Berisha shpjegon skemën

78
0
Shares

Kryetari i PD, Sali Berisha tha sot se PD nuk është e ndarë në dy pjesë edhe pse grupimi “Alibeaj” ka deklaruar të shkojë me kandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një lidhje live në emisionin “Opinion”, Berisha tha se perceptimi i ndarjes së PD në dy pjesë është një skemë e imponuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një kohë që KQZ nuk e njeh ende ligjërish PD e drejtuar prej tij, kryedemokrati tregoi dhe se si do të veprojë për të regjistruar PD për zgjedhjet lokale.

“Ka një parti, nuk jemi dy pjesë. Një skemë e imponuar nga Rama nuk është PD. PD ka një përputhje të plotë me kushtetutën e saj ka përmbushur të gjitha standardet. Ka një grup, por nuk mund të quhet pjesë tjetër e PD, është një grup në PD  dhe janë pjesë e PD janë të ftuar të kontribuojnë si deputetët.

Ka një kushtetutë, ajo kushtetutë u jep të drejtë deputetëve dhe anëtarëve të kandidojnë në primare dhe të krijojnë fraksione brenda nëse nuk janë dakord me kryetarin. Realiteti është se ka një parti me forumet e zgjedhura nga baza deri në krye. KQZ është i detyruar të njohë partinë  e regjistruar më 25 marsi me vendim të gjykatës së Tiranës.

Rama ka përpjekje për të konfiskuar flamurin e PD. PD do bëj gjithçka për të çliruar flamurin dhe ne do qëndrojmë kundër tij. Ne do paraqesim vendimin e gjykatës në KQZ. Është në tagrin e këtij komisionit të vendos në përputhje me ligjin ose të bëhet vegël e Edi Ramës”,-tha Berisha. Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY