Kriminale, policia fshehu rastin e vajzës nga Kenia, të ëmës i thanë...

Kriminale, policia fshehu rastin e vajzës nga Kenia, të ëmës i thanë ra nga kati i dytë. Sot sjellin version tjetër

39
0
Shares

Policia nuk raportoi rastin e dhunimit të vajzës nga Kenia derisa erdhi pas 3 muajsh në Shqipëri nëna e saj dhe e gjeti atë në spital në koma.

Dyshohet se dikush i hyri në dhomë dhe më pas e la për të vdekur atë.

E ema e së resë denoncoi rastin e rëndë në një intervistë për Faxnews duke u shprehur se ishte shumë e paqartë se çfarë i kishte ndodhur vajzës së saj, e cila kishte ardhur për punë në Tiranë në muajin shkurt. Ajo hodhi dyshime se vazja e saj është dhunuar nga dikush dhe se ngjarja nuk ka qenë aksidentale.

Ajo po ashtu denoncoi se policia nuk i ka dhënë telefonat e vajzës së saj dhe hodhi poshtë pretendimet e tyre se vajza mund të ishte rrëzuar nga kati dytë i banesës ku jetonte.

“Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje””, raportoi policia e Tiranës disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Në vijim policia sqaron se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY