Hakerat e Homeland Justice kanë publikuar sot 2 video të përgjimeve të Shërbimit Informativ Shqiptar, SHISH njëra prej të cilave duket si përgjim në një nga ambasadat e huaja në Tiranë.
Në kanalin e tyre Telegram “Homeland J” shkruhet ‘Prisni për një bombë’, duke supozuar se kanë materiale të tjera më të rëndësishme.
Katër ditë më parë hakerat zbuluan një pjesë të identitetit të funksionarëve të Shërbimit Informativ Shtetëror.
“Homeland Justice” publikoi një listë me rreth 400 emra të punonjësve të shërbimit sekret të sektorëve të ndryshëm nga zbulimi, kundërzbulimi dhe drejtoria e sigurimit, që ishte një listë e vjetër.
Lista përmban pjesërisht edhe numrat e punonjësve dhe adresat e emailit.
Hakerat flasin edhe për 3 njësi speciale pranë shërbimit sekret, të quajtua njësia “compass”, njësia “horizont” dhe njësia “ Huntër & Ghost ”. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/