Alfred Rushaj do të lërë mandatin e deputetit, rapprtoi sot Euronews Albania.
Rrushaj do e dorëzojë mandatin ditën e nesërme edhe pse nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë vendim.
Rushaj nuk ka qenë dakord me ndarjen e demokratëve dhe me kandidimin me dy kandidatë, shkruan një portal në Tiranë.
“Deputeti demokrat mësohet të ketë deklaruar se dalja me dy kandidatë favorizon PS-në.
Mësohet gjithashtu se ai ka patur përplasje me Enkelejd Alibeajn, pasi ky i fundit po tenton përçarjen e demokratëve, me qëllim që të favorizojë Edi Ramën në zgjedhjet vendore të 14 majit”, raporton syri.net.
Mandatin e Rushajt, në bazë të votave të marra në 25 prill pritet ta marrë Petrit Doda, i 32 në listën e Tiranës, por me afro 6000 vota preferenciale.
Alfred Rushaj ishte drejtor i fushatës së PD për zgjedhjet e 25 prillit dhe pas shtatorit 2021, për disa muaj ishte drejtues i grupit parlamentar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/