Rama, ngjesh në brez twitterin, sulmon median dhe opozitën, 2 postimet e...

Rama, ngjesh në brez twitterin, sulmon median dhe opozitën, 2 postimet e fundit të Ramës

48
0
Shares

Kryeministri Rama përdor twitterin për sulm dhe Facebook për promovim.

Sot përmes twitterit ka sulmuar dy herë opozitën si fajtore për situatën në vend.

Ai akuzon median dhe aleancën e rublave, siç e cilëson ai opozitën, se qëndrojnë pas dezinformimit të opinionit publik, lidhur me rritjen e taksave në paketën fiskale të vitit të ardhshëm.

“Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë: “Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël””, shkruan Rama në Twitter.

Rama garanton se nuk do të ketë rritje gjobash për biznesin e vogël, por vetëm rritje  taksash për biznesin e madh, sikundër ka sugjeruar edhe Këshillimi Kombëtar, thotë ai.

Po ashtu Kryeministri Rama ka pasur edhe një reagim pas deklaratave të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha të publikuara në “Daily Mail”, i cili thotë se Shqipëria po kthehet në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Europë sa i përket lidhjeve me krimin.

Referuar të përditshmes britanike, sipas një deklarate të bërë nga Berisha është zbuluar se grupi i hakerave iranianë ka publikuar të dhënat e mbi 100 mijë personave të dyshuar me rrezikshmëri të lartë si eksponentë të krimit, të cilët do të largohen nga vendi.

Në reagimin e tij kryeministri thotë se “vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY