Ish deputeti i PD dhe ish kryetar i bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj ka prezantuar kandidaturën e tij në primaret e PD në baahkinë e Tropojës.
Kjë është kandidatura e tretë në këtë bashki pas asaj të ish deputetes Mimoza Hakdarmataj dhe sipërmarrësit të suksesshëm Xhemë Nezaj.
Deklarata e Dushaj:
Koha e përballjes me sektin e rilindjes po afron dhe me një ndjenjë detyrimi e përgjegjësie për qindra e mijëra demokratë të Tropojës, të cilët më kanë mbeshtetur gjithë këto vite dhe që aktualisht janë nën sulme e presione të vazhdueshme nga klika kriminale e rilindjes dhe bashkëpunëtorëve të saj, vendosa të shpall kandidaturën time në primaret e organizuara nga PDSH si kandidat për kryetar të Bashkisë Tropojë.
Unë kam dy qëllime:
1-Fitoren e padiskutueshme, duke fituar jo vetëm në çdo Njësi Administrative siç bëmë së bashku në zgjedhjet e vitit 2015, por fitoren e Partisë Demokratike në të 40 qendrat e votimit që mbulojnë të gjithë Tropojën, siç dhe ndodhi në zgjedhjet e para një viti. Ne kemi dhënë provat si fitimtarë dhe ju siguroj që do ia dalim përsëri edhe më bindshëm.
2-Rikthimin e institucionit të Bashkisë në shërbim të qytetarëve të ndershëm të Tropojës dhe vazhdimin e punëve madhështore që realizuam së bashku në periudhën 2015-2019.
Ne, së bashku me një administratë të shkëlqyer, realizuam punë të jashtëzakonshme për Tropojën, e cila pësoi ndryshime thelbësore në të gjitha fushat. Ne përmirësuam ndjeshëm infrastrukturën rrugore, arsimore, sportive dhe turistike, si dhe ndërhymë në ndërtimin e shumë ujësjellësve që me menaxhimin e duhur mundësuan furnizimin me ujë 24 h për pjesën më të madhe të popullsisë së Tropojës. Së bashku, ne mundësuam hapjen e shumë rrugëve të reja, që aq shumë i vlejnë sot Malësisë sonë, rikonstruktuam shumë të tjera dhe lamë shumë projekte të gatshme për realizim. Ne ndërhymë me ndërtimin ose rikonstruksionin e shumë sistemeve vaditëse, që lehtësuan tej mase punën në fushën e bujqësisë. Ne i dhamë një fytyrë komplet tjetër qytetit të Bajram Currit, me mirëmbajtje dhe pastrime, me rikualifikime urbane të lagjeve të ndryshme, me ndërtimin e shëtitores dhe unazës së qytetit që aq shumë e reklamojnë sot rilindasit e semaforëve. Ne u shërbyem njerëzve në nevojë dhe ndërtuam një administratë që u shërbente të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, të cilën e shkatërroi rilindasi i emëruar. Krahasoni shërbimet që marrin nga bashkia sot qytetarët e Tropojës me ato të administratës së djathtë 2015-2019. Gjithçka është kthyer përmbys, vetem lajka, presione, hajni, arrogancë dhe propagandë boshe. Bashkia është momentalisht shumë larg të qënurit një institucion që u shërben qytetarëve. Ne punuam në kushte shumë të vështira kur sapo kishte marrë pushtetin qeveria e rilindjes, e cila kishte një mllef dhe urrejtje shumë të madhe për Tropojën dhe tropojanët, e megjithatë ia dolëm ta shndërrojmë Bashkinë e Tropojës në shtëpinë e përbashkët të çdo qytetari, që ofronte zgjidhje çdo ditë dhe çdo orë për hallet e tyre. Me ndihmën tuaj, të demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tropojës, ne do ua rikthejmë përsëri Ju bashkinë, duke larguar të keqen, hajdutërinë, arrogancën dhe paaftësinë që ka kapluar sot këtë institucion. Dhe shumë shpejt, me bashkimin e çdo demokrati anë e mbanë Shqipërisë dhe nën drejtimin e burrit të madh të kombit, Prof. Dr. Sali Berisha, do ia dalim të çlirojmë edhe Shqipërinë nga kthetrat e këtij sekti antikombëtar.
Të dashur demokratë, sulmet kundrejt meje të rilindasve të emëruar pa vota në bashki dhe presionet e tyre ndaj jush për të ndërhyrë në zgjedhjet e organizuara nga Partia Demokratike, janë shfaqja e frikës së tyre në humbjen e sigurt që i pret, dhe prandaj unë kërkoj votbesimin tuaj, për të ekzekutuar politikisht një herë e përgjithmonë sektin rilindas në Tropojë dhe për të rikthyer edhe një herë punën dhe dinjitetin në intitucionin e Bashkisë Tropojë.
Ne do i japim fund propagandës boshe dhe hajdutërisë që ka mbërthyer e marrë peng Tropojën këto 4 vite të errëta.
Demokratë, unë ju njoh personalisht pothuajse të gjithëve. Së bashku kemi bërë një rrugëtim të gjatë, me sfida të panumërta dhe gjithmonë ia kemi dal të jemi fitimtarë, sepse besojmë tek të njëjtat vlera: puna e ndershme, fjala e mbajtur, dinjiteti njerëzor. Forca ime është mbështetja Juaj e pakushtëzuar ndaj meje, sepse Ju e dini që dera ime ka qënë dhe do jetë gjithmonë e hapur për ju, duke vlerësuar në maksimum kontributin e gjithësecilit. Unë kam qënë dhe do të jem përherë njëri prej jush. Së bashku, ne jemi të pathyeshëm!
Duke ju falenderuar përzemërsisht për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Partinë Demokratike, ju ftoj të bëheni pjesë e proçesit historik të Primareve, që vendos në epiqendër votën tuaj dhe të vazhdojmë së bashku rrugëtimin drejt fitores.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/