Protesta e 12 nëntorit do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë. Kemi një armik përballë, deklaroi sot pasdite kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me banorë të Astirit, Unazës dhe Kombinatit.
Deklarata e Berishës:
PD është e angazhuar kryekëput në dy veprimtari të një rëndësie të jashtëzakonshme. E para, në një protestë të fuqishme, të paparë ndonjëherë në Tiranë. Të paparë ndonjëherë në Tiranë sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, të Astirit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë nuk keni patur në krye të qeverisë një armik të qenies tuaj. Një armik të identitetit tonë kombëtar. Një armik të fëmijëve tuaj, të shkollimit tuaj, një armik të shëndetit të secilit prej jush dhe të çdo shqiptari. Dhe kjo, jo vetëm ka shkatërruar sistemin e drejtësisë, jo vetëm se njeriu që ju premtoi ju shërbim shëndetësor falas me politikat që ka ndjekur ka bërë që ju të paguani sot për shërbimin shëndetësor më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Europës. Jo vetëm për këto, por edhe faktin se këtë qytet ku ju jetoni e ka shndërruar në më të ndotur se kurrë në historinë e tij, këtë qytet ku ju jetoni, ku rrisni fëmijët tuaj, ku ndërtoni jetën, e ka shndërruar me lejet e ndërtimit dhe faktorë të tjerë në qytetin e 250 më të ndotur të botës.
Berisha: Hapim siparin e protestave deri në largimin e Edi Ramës!
A mund të quhet ky njeri me ndjenja ky, kur ka 4 vite, 25 km nga këtu ku jemi ne, në fshatrat e Bubqit që, gra shtatzëna, foshnje të sapo lindura, të moshuar jetojnë në çadra, kurse vetë ky fluturon në avionë me dhomë gjumi ultra luksoze. Jo vetëm avion-taksi, por me dhomë gjumi. Çfarë është ky njeri? Absolutisht vetëm hajdut. Një fjalë e urtë thotë: Kur nuk ke turp bën çdo gjë dhe thua çdo gjë. Shikoni këtë njeri, bën çdo gjë dhe nuk le gjë pa thënë. Flet me një gjuhë të turpshme të shthurur që asnjë njeri që ka kontrollin më minimal ndaj vetes nuk ia lejon një gjuhë të tillë në mitingje, parlament e kudo. Këtij i ka kaluar koha, ndaj dhe ne fillojmë, hapim siparin e protestave gjer në largimin e tij. Ky është bërë një ordiner që beson se qytetarëve shqiptarë mund t’u shesësh çdo gënjeshtër. U thotë se fluturimi i tij me charter kushton sa gjysma e udhëtimit tuaj me easy jet, apo gjysma e biletës kur udhëtoja unë dikur. Ky jeton me një botë urrejtje ndaj qytetarëve, ndaj njerëzve të thjeshtë, ndaj intelektualëve, ndaj pedagogëve, ndaj biznesmenëve, përveç atyre që i çojnë me valixhe milionat e eurove. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/