Bordi drejtues i RTV Ora pritet të mblidhet sot për të vendosur mbi vetëadministrimin e këtij televizioni deri në një momentin që të ketë një qartësim nga ana e administratorit shtetëror, deklaroi drejtori i televizionit Brahim Shima.
Nga ana tjetër avokatët e zotit Ylli Ndroqi po përpilojnë dosjen për të ankimuar vendimin në Strasburg e Apel.
“Një pjesë e madhe e shoqërisë janë koshientë se ka nisur si sulm politik, u bombardua një dosje që në shumë pika të saj për mua nuk qëndrojnë, të paktën aq sa e njoh dosjen dhe të gjithë e kuptojnë se ky është presion i hapur dhe një sinjalizim se kushdo që do të mundohet të rezistojë ose të mos bindet atëherë do të përfundojë në këtë situate” thotë Brahim Shima drejtori i Informacionit të RTV Ora i ftuar sot në mëngjës në Ditë e Re.
Përfaqësues të policisë së Shtetit dhe të BKH-së ndodhen në ambientet e RTV Ora këtë mëngjes për të kryer ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/