Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin, Gjermani, si pjesëmarrës në Samitin “Procesi i Berlinit 2022”. Samitidrejtohet nga kancelari federal Olaf Scholz, me pjesëmarrjen e drejtuesve të qeverive dhe kryetarëve të shteteve nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse të BE-së, si dhe institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizataverajonale.
Axhenda e Samitit do të ketë në fokus të veçantë sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu do të trajtojë iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor 2020.
Kryeministri Rama u prit nga Kancelari Federal i Gjermanisë Olaf Scholz, në nisje të punimeve të ditës. Më pas, Kryeministri Edi Rama iu adresua me një fjalë Sesionit të parë të Samitit me temë “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/