Një bos i Ndragheta-s arrestohet në Argjentinë, trafikoi miliona euro marijuanë nga...

Një bos i Ndragheta-s arrestohet në Argjentinë, trafikoi miliona euro marijuanë nga Shqipëria

47
0
Shares

Pas 7 vitesh në kërkim ndërkombëtar ka përfunduar në pranga në pranga në Argjentinë, një nga bosat e mafias kalabreze, Carmine Alfonso Maiorano. Më 2015 ishte dënuar në mungesë dhe për bashkëpunim me mafian shqiptare e trafikimin nga Shqipëria të dhjetra kilogramë marijuanë e heroinë.

Konsiderohej një nga personat e rëndësishëm të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë për llogari të mafias kalabreze Ndrangheta.

Policia Federale Argjentinase ka informuar se ka arrestuar në mbrëmjen e së mërkurës datë 26 tetor 2022, Carmine Alfonso Maiorano, 68 vjec, një nga bosat e mafias kalabreze Ndrngheta.

Ai u arrestua në komunë e Guernica në provincën e Buenos Aires, pas vitesh në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e armësh nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Urdhëri i arrestimit ndaj mafiozit Carmine Alfonso Maiorano ishte lëshuar më 2015, nga Prokuroria e Antimafias së Catanzaros e drejtuesi i saj, Nicola Gratteri.

Ndaj bosit të ndranghetas rëndon akuza penale 3376/13 RGNR, për trafik ndërkombëtar droge, organizim mafioz kriminal e bashkëpunim me narkotrafikantë amerikano jugor me veprim në Sibaritide.

Ai është dënuar në mungesë në kuadër të operacionit të koduar “Gentelmen”, i ekzekutuar më 16 shkurt të 2015 e që çoi në arrestimin e 33 narkotrafikantëve të akuzuar për trafik droge me vlerë mbi 45 milionë euro.

Ndër akuzat e këtij operacioni, zbardhur e dokumentuar nga hetimet, janë dhe bashkëpunimi me grupet kriminale shqiptare e sekuestrimi i dy mjeteve lundruese që përdoreshin për të trafikuar nga Shqipëria marijuanë e heroinë.

Mafiozi Carmine Alfonso Maiorano u arrestua pas një hetimi të sofistikuar, i ekzekutuar nga antimafia e Catanzaros dhe Cosenzës në bashkëpunim me Policië italiane, shërbimin policor të bashkëpunimit ndërkombëtar e me Polcinë Federale Argjentinase.

Hetimet e antimafias kalabreze në fazën investigative mundën të ndërtojnë rrjetin e marrëdhënieve përmes profileve të hapura në facebook, nën emra false të Carmine Alfonso Maiorano, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, gjë që çoi më pas në lokalizimin e vendbanimit të bosit mafioz pranë territorit të Buenos Aires.

Arrestimi i Carmine Alfonso Maiorano vjen dh si pasojë e një mega operacioni nisur prej disa vitesh e i koduar “I CAN”  (Interpol Cooperation Against ‘Ndrangheta), i promovuar nga Italia për t’i dhënë një goditje globale mafias kalabreze Ndrangheta e kryer në bashkëpunim me Autoritetet policore të 10 shteteve (Argentina, Australia, Brasile, Canada, Colombia, Francia, Germania, Svizzera, Uruguay, USA).oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY