Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, i mandatuar për bisedimet me grupin Alibeaj tha se ata kërkonin një strukturë të re dhe përtej kësaj edhe duhej të aplikohej veto.
Deklarata e Palokës:
Nëse nuk duan të bashkëpunojnë, nuk bashkëpunojmë hiç.
Që në ditën e parë kanë qenë primaret.
Statuti edhe i vjetri, ai që sot e konsiderojnë të tyren, edhe ai ka primaret. Nuk ka asnjë pikë që ne të na përplaste për primaret.
Në deklaratën e tyre kërkohej praktikisht eliminimi i gjithë strukturave të ngritura të PD-së, nga një vit sakrificash, kërkohej eliminimi i strukturës.
Theksohej që kërkohej një strukturë jashtë këtyre aktuale dhe të merrnin votë unanime.
Sikur njëri prej tyre të kundërshtonte, i gjithë procesi binte poshtë. Kishte një veto që bëhet që kur ditën e parë mendon se si ta bllokosh këtë proces. Pse duhej vendosur një veto. Unë mund ta kuptoj që kjo mund t’i kërkohej Edi Ramës, por t’i kërkosh brenda partisë.
Unë kam biseduar me zotin Bardhi në Parlament. I kam thënë pikërisht këtë që po ju them ju. Pse duhet të krijojmë ngërçe për proces. Nuk po na detyron njeri të futemi këtu. Nëse nuk duan të bashkëpunojmë, nuk bashkëpunojmë hiç.
Negociatat nuk kanë filluar sot me zotin Bardhi, por kanë filluar më herët, me një person që nuk dëshiron të bëhet publik. S’kam pse ta them unë. E kam takuar Bardhin dje dhe i thash këto që po ju them unë sot.
Do ju them edhe diçka tjetër, që nuk është as në statut. Unë vetë i kam ofruar që në rast kur ne shohim që kemi një kandidat shumë të mirë, që mund të jetë i asaj pale dhe kjo situatë konfliktuale e krijuar në këto momente mund ta pengonte të kandidonte, i ofrova edhe mbështetje publike këtyre kandidatëve. Gjatë primareve mund të dilja unë apo dikush tjetër për ta mbështetur publikisht kandidatin që do të donim që të fitonte duke shkelur etikën ndaj kandidatëve të tjerë. Pra janë bërë edhe oferta të tilla gjatë kësaj kohe. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/