Shkon për gjykim grupi i kadastrës së Sarandës, SPAK mbyll hetimet

Shkon për gjykim grupi i kadastrës së Sarandës, SPAK mbyll hetimet

54
0
Shares

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur hetimet në ngarkim të një grupi të dyshuar për korrupsion.

Çështja nisi në maj 2022 për veprat penale Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 259/2, 244/2 dhe 245/1/4 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Hamza Tola dhe Jorgo Kreku kanë kryer veprën penale“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, të parashikuar në nenin 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal, për arsye se, me veprimet e tyre, ato i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një përfitim të paligjshëm monetar, që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar atë në procedurën e pajisjes me çertifikatën e pronësisë.

Ndërkohë gjithashtu u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Braho, punonjës të ASHK Sarandë, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 e 25  i Kodit Penal, me qëllim marrjennë favor të tyrenjë përfitimi të paligjshëm monetar që varionte nga 1000 deri në 3000 Euro.

Në përfundim të hetimit Prokuroria e Posaçme me datë 01.11.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së  Parë kërkesën për gjykim dhe aktet në ngarkim të  të pandehurve :

1. Laert Pasha, i akuzuar për veprën penale Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.
2. Saimir Braho, i akuzuar për veprën penale Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.
3. Hamza Tola, i akuzuar për veprën penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.
4. Jorgo Kreku, i akuzuar për veprën penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.

Gjithashtu në mbështetje të nenit 328/1, shkronja “dh” dhe 329/a të Kodit të Procedurës Penale, u kërkua pushimi i çështjes penale për shtetasin Kastriot Kreku, personi i cili ka denoncuar aktin korruptiv . a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY