Perdhunuesi në Greqi lëvizte lirshëm në Shqipëri, 3 telefonatat e ministrit grek

Perdhunuesi në Greqi lëvizte lirshëm në Shqipëri, 3 telefonatat e ministrit grek

40
0
Shares

Arrestohet shqiptari Spartak Dyrmishi, i cili ishte në kërkim nga autoritetet greke për akuzën e përdhunimit. 45-vjeçari u ndalua në Shqipëri, pasi u zbulua nga shenja e gishtit, raportojnë mediat greke infoemuar nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos.

“Muaji i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan Takis Theodorikakos në postimin e tij në Tëitter.

Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke. Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të ELAS-it.

45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në GADA, pritet të dërgohet në prokurori.

Dyrmishi ishte në kërkim nga autoritetet greke pasi ka përdhunuar një grua dhe tentoi të kryente të njëjtën gjë me një tjetër. Përdhunuesi me tatuazh lëvizi gjatë gjithë kësaj kohe i pashqetësuar, ndërsa Policia shqiptare dhe ajo greke ishte në kërkim të tij. Ai është një përdhunues i pamëshirshëm dhe i rrezikshëm, e është identifikuar vetëm nga një tatuazh që e ka në krah.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY