Kreu i PD, Sali Berisha kërkoi sot dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, përmes një dalje për mediat në selinë e PD.
“Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese, është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv, që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, për luksin e tij, për pushtetin e tij”, tha Berisha.
Argumentat:
Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë, që krijon sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat.
Sipërmarrja e Edi Ramës e djegësave Tiranë, Fier dhe Elbasan është sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë, në të cilin formalisht shpallen në kërkim menaxherët dhe administratorët e kësaj ndërmarrje, por faktikisht, ndonëse të gjitha objektet e krimit nuk konfiskohen, dhe ata shëtisin të lirë, madje kanë filluar presionin për t’u çliruar nga akuzat, kjo sipërmarrje merr çdo javë qindra e mijëra euro që shkojnë në kontot bankare të Edi Ramës dhe ministrave të tjerë me emra të ndryshëm.
Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet. Ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës në mënyrë ultimative, çlirimin nga akuzat.
Skandali i çarterave/ Berisha: Nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter:
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime.
Nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter.
22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e diktaturës në 20 vite.
Një gjakpirje ndaj pensionistëve, mjekëve, pedagogëve.
Për të gjitha këto, Edi Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se çarteri ‘Ismaili’ i është dhënë për promovim të avionit, pacaka se avioni në një udhëtim shpenzon 150 mijë euro minimumi.
Qejfli i madh promocioni po del. Turpi i turpeve.
Edi Rama për të mbuluar këtë skandal, faktin që ka përdorur çartera sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në gojë, si pjesë fundore.
Por as me këto nuk i largon. Ai duhet të largohet si kryeministër. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/