Dy të rinj në pranga për kanabisin që iu gjet në banesa

Dy të rinj në pranga për kanabisin që iu gjet në banesa

34
0
Shares

Finalizohet nga policia e Lezhës operacioni policor i koduar “Plani”.

Sekuestrohet sasi lënde narkotike kanabis, vihen në pranga 3 shtetas.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. K., 26 vjeç dhe E. Gj. 24 vjeç. Këta shtetas janë ndjekur gjatë një hetimi disajavor proaktiv, si bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të banesave, u janë gjetur rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe peshore elektronike.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën informative, është kapur në flagrancë, në Laç, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, rreth 85 gramë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY