Rama, PR-ist i Air Albania. Nuk po gjen dot justifikim për udhëtimet...

Rama, PR-ist i Air Albania. Nuk po gjen dot justifikim për udhëtimet pa bilet

50
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një postim në Twitter ku shpjegon sipas tij kursimet e qeverisë pse udhëtoi me charter.

Ai ka zgjedhur të krahasojë dy vite të tjera sot mes shpenzimeve të tij dhe shpenzimeve të Berishës kur ishte kryeministër.

Rama thotë se ka çmim të ulur për Air Albania, pasi ka punuar për PR e kompanisë, ndërkohë që është edhe kryeministër.

“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇

2012👉 226.893Lek të reja

2020👉 193.331Lek të reja

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!”, shkruan Rama në twitter. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY