Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka komentoi dënimin nga Apeli i Shkodrës të ish kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, se kjo është pjesë e fushatës së Ramës. Pse nuk hetohen kryebashkiakët e Rilindjes?, pyet Noka.
Deklarata:
Dënimi i Fran Frrokajt sot nga gjykata, është i dëshiruar nga qeveria dhe levat e Edi Ramës, që e kanë shtuar presionin ndaj bashkiakëve demokratë në vigjilje të fushatës për zgjedhjet vendore. Rama synon të trembë e të pengojë faktorët opozitarë, një mënyrë byzantine e njohur tanimë, e përdorur nga ai prej kohësh.
Ndërkaq, nuk ka se si të mos vihet re që:
-Kryebashkiakë socialistë që kanë sjellë falimentimin e njësive të tyre vendore
– Janë përfshirë në aferën më të madhe korruptive në vend, të inceneratorëve.
– Nuk preken nga drejtësia, madje janë në krye të përpjekjes së Rilindjes për të mbajtur sërish pushtetin me cdo kusht e me çdo mjet.
U bëj thirrje organeve të drejtësisë, e në veçanti SPAK-ut, të shohë e të shqyrtojë abuzimin dhe korrupsionin madhor të shumë prej të besuarve të Ramës nëpër bashkitë e vendit!
Mbrojtja kryeministrore që u ofrohet atyre, nuk mund të sjellë pandëshkueshmëri.
Ligji duhet të funksionojë pa ndikim e pa selektim, ndërsa drejtësinë e vërtetë do ta bëjnë qytetarët me votën e tyre më 14 Maj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/