Kryeministri Edi Rama ka shkruajtur përmes një postimi në Twitter se shpenzimet e tij mesatare vjetore si kreu i qeverisë ngavudhëtimet me avion janë vetëm 650 mijë lekë të vjetra.
Akuzat e kreut të PD-së ndaj tij, se ka shpenzuar afro 22 milionë euro me udhëtime, Rama i quan shpifje dhe degjenerim të opozitës së rublave.
Polemika e Ramës:
Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2010 251.365Lek të reja 2021 64.972Lek të reja.
Nga postimi i Ramës i bie që ka blerë vetëm një biletë, maksimumi dy gjatë gjithë vitit. Shpenzimet e tjera nuk janë të qeverisë, dhe kjo është më e rëndë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/