Tjetërsimi i tokave te Rana e Hedhun, 3 vjet burg për ish...

Tjetërsimi i tokave te Rana e Hedhun, 3 vjet burg për ish drejtuesit e e bashkisë së Lezhës

36
0
Shares

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, u dënuan sot nga apeli i Shkodrës me nga 3 vite burg.

Gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje sëbashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkalles se pare Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY