A i nxori të dhënat e TIMS Erion Veliaj? Alibia e Berishës

A i nxori të dhënat e TIMS Erion Veliaj? Alibia e Berishës

37
0
Shares

Erion Veliaj i përfshirë më përgjimet e TIMS? Kreu i PD Sali Berisha ka publijuar dyshimet e tij se të dhënat e TIMS mund të jenë marrë nga hakerat përmes një furnizuesi nga pushteti, dhe ky mund të jetë Erion Veliaj.

”Nuk ka rëndësi kush ia nxori të dhënat, Erion Veliaj apo Homeland, ky është superskandal”, tha Berisha në konferencë për mediat.

Sali Berisha: Nuk mund të mashtrojë, nuk mund të gënjejë, të gjitha këto janë të nxjerra nga TIMS-i.
Ia nxori Homeland, apo Erion Veliaj, ky është problem tjetër, nuk ka rëndësi për mua. Rëndësi ka qe është dokumenti i abuzimit më të madh pas djegësave të këtij njeriu në detyrë.
Nuk ka skandal më të madh. Ky superskandal tregon më së miri psikologjinë antiqytetare të këtij njeriu.
Kur pashë këtë listë, m’u rikujtua parlamenti i vitit 1991. Në atë parlament, një deputet i PPSH u shpreh: kam qenë i verbuar nga këta njerëz. Nuk kam besuar kurrë se familja Hoxha mund të kishte një dynym qilima, që familja tjetër mund të kishte pishinë. Por u garantoj se ata së bashku, nuk bënin më shumë se 7-8 milionë.
Kurse ky vetëm udhëtime ka shpenzuar të paktën 22 milionë euro, sipas të dhënave të fundit të fluturimeve.
Qytetarët do flasin, ndaj e ftoj të japë dorëheqje dhe të mos presë protestën.

Berisha: Skandali i Ramës me avionin privat shkon në të paktën 22 milionë euro

Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje, 54 i ka kryer përpara themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e çarterave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij.
Të gjitha fluturimet e tjera, Edi Rama i ka bërë përsëri me avion taksi, me ‘Ismailin’ e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit.
‘Ismaili’ është një avion i Air Albania, dhuratë e presidentit Erdogan. Por problemi është se karburantin, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave, që shkon 150 mijë euro në një udhëtim, i paguajnë baballarët e atyre që kalojnë me gomone La Manshin.
Ndaj këtij skandali reagoi me gjuhën e tij karakteristike, tha se ka dhënë sqarime. Por ai do japë sqarime deri më një, shqiptarët nuk do ia falin këtë abuzim, që shkon në të paktën 22 milionë euro.
Që tejkalon jashtë çdo lloj limiti, abuzivitetin më maksimal.

Berisha: Në kohën time Kryeministri dhe familja e tij nuk ka udhëtuar kurrë me çarter

Kishte një buxhet të caktuar në kohën time. Kryeministri udhëtonte vetëm me linjë tregtare.
Ministrat udhëtonin vetëm me linjë tregtare, asnjë me klas të parë apo biznes-klas.
Mund të jenë marrë 3-4 herë çarter, kurrë për një grup të vogël, por kur është shkuar në konferenca, ku bileta e kryeministrit shkonte në 2 mijë euro apo 1500 euro.
Asnjëherë çarteri nuk ka qenë bosh. Mund të ketë shkuar pak më shtrenjtë. Por kurrën e kurrës vetëm delegacioni apo kryeministri.
Kryeministri dhe familja e tij nuk ka udhëtuar kurrë me çarter. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY