LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, detajet e policisë

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, detajet e policisë

71
0
Shares

Plagosje me armë zjarri nënTiranë. Paraprakisht dyshohet se Olsi Bllaci pas nje konflikti ka plagosur me arme zjarri komshiun e tij shtetasin Jonian Shehu.

Detajet:

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori.

Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY