Kush është emri i Metës për kreun e këshillit bashkiak të Tiranës,...

Kush është emri i Metës për kreun e këshillit bashkiak të Tiranës, pritet marrëveshja zyrtare mes dy partive

58
0
Shares

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka propozuar sot PD dhe Sali Berishës emrin e kryetarit të këshillit bashkiak të Tiranës.

Ndërkohë që nesër pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes PD fhe PL për zgjedhjet lokale.

Ilir Meta: Kjo histori është zgjidhur, referendum dhe primare. Jemi në një sintoni të plotë, kryetari i ardhshëm i bashkisë së opozitës së vërtetë dhe i kryetari i ardhshëm i Këshillit të Tiranës, i Parlamentit të Tiranës do të bëjë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj.

Partia e Lirisë respekton primaret, është risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces kudo që ne si Parti e Lirisë kemi kandidatë të cilët premtojnë për komunitetin e tyre, do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta me PD dhe me parti të tjera të opozitës.

Nuk kam pasur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primareve dhe do të respektojmë çdo emër që del nga primaret. I kam propozuar një emër Berishës për kryetar të Parlamentit të Tiranës, të cilin ai e priti me shumë kënaqësi. Emrin do ta mësoni shumë shpejt. Parlamenti i Tiranës do të jetë institucioni më i rëndësishëm deri në Parlamentin e ri të Shqipërisë. Është super politikan.

Çdo ditë të hënë do të ketë Këshill Bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët. Do ta shikoni forcën e qytetarëve të Tiranës shumë shpejt. Çdo ditë të hënë, Këshilli Bashkiak do të jetë 24 orë live duke dëgjuar hallet dhe problemet e shqiptarëve. Nënë Liza nuk do të rrijë në rrugë, pro do të flasë atje si zonjë në Parlamentin e Tiranës dhe të gjithë qytetarët që kanë pakënaqësi.

Ndërkaq Berisha ka lajmëruar marrëveshjenme Metën duke premtuar detajet nesër.

Berisha: Sot ne patëm një takim shumë të mirë me z.Meta dhe z.Petrit Vasili. Nesër në një konferencë shtypi të përbashkët do ju informojmë ju mbi rezultatet e këtij takimi. Tani gjithçka është dhe do jetë në funksion të betejës së madhe, të protestave, protestës së 12 Nëntorit, në mbështetje të plotë të lëvizjes sindikaliste të universiteteve, të bizneseve të vogla dhe përpjekjeve të tyre për të mbijetuar në kushtet më të vështira. Vendosa sot që të komunikoja datën e protestës dhe do të mblidhet së shpejti fronti për shpëtimin e Shqipërisë, do ketë takime të tjera me aleatët, me qytetarët, me grupe interesi, do ketë takime me gjithë shqiptarët që mbrojnë kauza të drejta për t’u bashkuar si kurrë më parë”, u shpreh kryedemokrati.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY