Qeveria fsheh paketën fiskale nga deputetët, sjell në kuvend vetëm projektbuxhetin

Qeveria fsheh paketën fiskale nga deputetët, sjell në kuvend vetëm projektbuxhetin

33
0
Shares

Diskutohet në Komisionin Ekonomisë Projekt-buxheti i pa shoqëruar me paketën fiskale, çfarë është dëshni e një çoroditjeje qeveritare të klasit të fundit.

Deklaratë e deputetes dhe n/kryetares së Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti:

Shqyrtimi në Kuvend i projektbuxhetit të vitit 2023, bëhet në shkelje të praktikave të parlamentarizmit, në amatorizëm dhe arrogancë të plotë. Sot në Komisionin e Ekonomisë është diskutuar për projektbuxhetin, pa e shoqëruar me paketën fiskale, sipas traditës dhe sipas logjikës.

Diskutimi i projektbuxhetit pa paketën fiskale është si të dalësh për të bërë pazarin pa e ditur se sa ke për të shenzuar për çdo artikull që duhet të blesh.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë sjellje anti-parlamentare të mazhorancës me patericë të Edi Ramës, e cila i sheh rregullat dhe ligjet me pasionin e një kundravajtësi dependent.

Jo vetëm që kjo praktikë e re anti-paralmentare bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit, neni 78 pika 3, por edhe me kalendarin e punimeve të Kuvendit, në të cilin është sanksionuar se projekt-buxheti dhe paketa fiskale do të diskutohen së bashku.

Për dijeni të publikut, kalendari i punimeve është dakordësuar në Konferencën e Kryetarëve, dhe është hedhur poshtë sot nga shkelësit e cdo rregulloreje, pakti dhe tradite, rilindësit e Edi Ramës.

Për dijeni të publikut, ndërkohë që në kuvend diskutohet project-buxheti, pra si do të ndahen shpenzimet zë për zë në buxhetin e shtetit, në Këshillin e ministrave diskutohet paketa fiskale, pra sa lekë do të jepen. Një mospërputhje totale e veprimeve, dëshmi e një coroditjeje qeveritare të klasit të fundit.

Tradita parlamentare dhe e shtetbërjes është e konsoliduar tashmë. Në fillim sillet paketa fiskale dhe pastaj vjen project-buxheti. Në rastin më minimal ato vijnë të dyja bashkë.

Por, asnjëherë nuk ndodh që project-buxheti të vijë para, sic po ndodh aktualisht.

Kjo shenjë arrogance, ky obezitet i pushtetit, u pa edhe sot në debatet në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku opozita dhe fjala e saj u trajtuan si qëndrimet e një armiku që duhet shmangur.

Nuk presim më shumë, dhe as më pak, nga një qeveri e tillë e cila përkryen korrupsionin, shton vjedhjet në kurriz të qytetarit dhe nuk konsideron punët e shtetit.

Sepse shteti dhe pushteti nuk janë e njëjta gjë, sic na e provon Edi Rama prej 10 vitesh.

Kjo është qeveri e rrezikut kombëtar dhe si e tillë duhet trajtuar.

Kundër kësaj arrogance dhe vetëkënaqësie duhet të protestojmë dhe kundër saj do të ngrihemi më 12 nëntor. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY