Prokuroria nis hetimin e dy policëve, Lear Kurti dha shpirt në duart...

Prokuroria nis hetimin e dy policëve, Lear Kurti dha shpirt në duart e tyre

41
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot se kishte nisur procedimin penal dhe hetimin ndaj dy policëve që shoqëruan Lear Kurtin ndërsa vdiq para se të shkonte së spital.

Dy policët po hetohen për kryerjen e veprimeve arbitrare dhe mosdhënies ndihmë.

“Mbi bazën e referimit të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë ka regjistruar proçedimin penal Nr.7671/2022 për veprën penale “kryerje e veprimive arbitare” dhe “Mosdhënia ndihmë”, parashikuar nga nenet 250 dhe 290 e K.Penal.

Në vijim të veprimeve të tjera, grupi hetimor, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit Lear Kurti, do të administrojë pamjet filmike të urgjencës në Qendrën Spitalore të Traumës, pyetjen e personelit infermiero/mjekësor që kanë pritur dhe janë marrë me trajtimin e shtetasit Lear Kurti si dhe çdo veprim tjetër për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”-theksohet në njoftimin e bërë ditën e sotme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY