Zbardhet plagosja në Sarandë, kapet autori dhe ai që e ndihmoi

Zbardhet plagosja në Sarandë, kapet autori dhe ai që e ndihmoi

41
0
Shares

Është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur më datë 21 tetor, në lagjen nr. 3, Sarandë ku mbeti i plagosur me mjet prerës, shtetasi B. U., 37 vjeç.

Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në inteligjencën operative, në lagjen nr. 4, Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-E. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. U., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë është bërë edhe ndalimi i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY