Protesta te ministria e Brendshme dhe Kryeministria: Qeveria më keq se regjimi...

Protesta te ministria e Brendshme dhe Kryeministria: Qeveria më keq se regjimi në Iran

44
0
Shares

Qytetarët u grumbulluan këtë mbrëmje tek Ministria e Brendshme ndërsa më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë.

Ata kërkuan dorëheqjen e kreut të qeverisë Rama, ministrit të brendshëm Çuçi dhe drejtorit të AMP-së Ardi Veliu.

Protestuesit hodhën domate ndaj godinës së ministrisë së Brendshme dhe pasi tentuan të thyejnë kordonin policor hodhën miell ndaj efektivëve.

Ata u shprehën se kjo qeveri është më keq se e Iranit.

“Këtu regjimi i njëjtë si në Iran, sepse për vrasjen e asaj Aminit bënë reagim ndërsa ktu policia e vrau me dorën e tij dhe nuk ngrihet askush.
Sa herë ka rol drejtues Ardi Veliu ndodhin këto gjëra, nuk durohet te fëmija, unë jam prind”
-tha një protestues. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY