Janë publikuar pamjet e ndjekjes së Lear Kurtit nga policia dhe momenti kur ai është rrëzuar në tokë.
Emisioni “Review” në Euronews Albania, ka siguruar pamjet ekskluzive të itinerarit të shoqërimit nga policia të Lear Kurtit, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës (19 tetor).
Siç shihet në pamje policia ka qenë duke patrulluar në rrugë, ndërkohë më pas shfaqet Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë, që siç duket po fliste me dikë.
Më pas shihet momenti kur dy policë njëri pas tjetrin fillojnë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin.
Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e ‘Don Boskos’.
Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.
Qëndrimi pa ndjenja në rrugë është parë nga një tjetër video publikuar nga voxnews.al ku Leari shihet i rënë dhe një polic që e zvarrit.
I riu u shoqërua në komisariat në gjendjen pa ndnjenja ndërkohë hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën nga një sasi droge që kishte gëlltitur ndërkohë që hetini nuk arriti të bënte të besueshëm variantin zyrtar të vdekjes së të riut.
Për herë të parë që nga ardhja e PS në pushtet reagoi edhe Komiteti i Helsinkit duke e konsideruar vdekjen e Lear Kurtit për faj të policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/