Ambasada britanike në Tiranë frikëson emigrantët me dallgët e La Manshit

Ambasada britanike në Tiranë frikëson emigrantët me dallgët e La Manshit

42
0
Shares

Me një gjest të rrallë për një ambasadë të huaj në Evropë, ambasada britanike në Tiranë ka nisur një fushatë sensibilizuese për të frenuar sadopak valën e emigrantëve të rinj shqiptarë deejt këtij vendi.

Ajo ka publikuar një foto me dallgë të mëdha ku shkruan se duke dashur të shkosh në Angli mund të humbësh edhe jetën.

“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit.
Mos rreziko!
👉https://www.gov.uk/guidance/risks-of-illegal-migration-to-the-uk.sq”, thuhet në postim. Linku të con në një faqe të qeverisë britanike e cila dekurajon udhëtimin e paligjshëm në Britani.

Besohet se disa mijëra shqiptarë futen ilegalisht në Britani çdo vit, veçanërisht 2-3 vitet e fundit përmes La Manshit duke arritur kulmin në muajt e 2022.

Shqiptarët largohen për shkak të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri, mungesës së përspektivës dhe varfërisë ku enka zhytur vendin një administratë e korruptuar në çdo cep.

Qeveria britanike sanksionoi ish kryeministrin Berisha që prej 9 vitesh nuk mban asnjë post ndërkohë që kur ai ishte në krye të vendit, vetëm një numër minimal shqiptarësh kërkonin zgjidhje përmes emigracionit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY