Një autobus me disa qindra mijëra euro janë gjetur në Portin e Durrësit. Ai po vinte nga Italia.
Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës.
Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi në pronësi të Elidon Çelës e Agron Celës nga Lushnja me firmë me emër ‘Buono Aventura”, janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro.
Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.
Çela që eshte ndërkohë edhe shofer është vënë në pranga.
Ndërkohë po punohet për të nësuar origjinën e parave të gjetuta. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/