Votohet me 94 vota amendimi i ligjit për dosjet e Sigurimit të...

Votohet me 94 vota amendimi i ligjit për dosjet e Sigurimit të Shtetit

45
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë votoi në mesnatë projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndryshimet ligjore u miratuan me 94 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër duke bashkuar edhe njeherë votat mes të majtës e të djathtës.

Sipas këtij ndryshimi, do të mundësohet vendosja në sitë e të gjithë politikanëve që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit, si dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Priten ndryshime edhe në dy ligje të tjera. Bë emisionin “Opinion”, kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se do të ketë ndryshime dhe në ligjin e dekriminalizimt që të ndalojë bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit të futen në Parlament. Po ashtu, një tjetër ligj do të ndalojë që këta individë të mos zgjidhen as kryetarë të forcave politike.

Deputeti i PD, Enkelej Alibeaj iu ka dërguar mesazh deputetëve të tjerë të partisë që të shkojnë në parlament dhe të votojn pro projektligjit pak para votimit.

Të nderuar kolegë,  Pak më vonë është votimi për ligjin e dosjeve. Amendametet e GP te PD u moren parasysh nga PS, duke u terhequr nga qëndrimi i mëparshëm i tyre dhe duke siguruar hapjen e plotë të dosjeve dhe deklasifikimin e tyre.  Pas aprovimit të të gjitha amendamenteve tona, GP i PD do të votojë PRO projektligjit.  Lutem për deputetët që nuk janë prezent në sallë që të vijnë për këtë votim të rëndësishëm, për një çështje që PD e ka patur betejë që nga themelimi i saj”,- shkruan Alibeaj. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY