Sandër Kovaçi shpjegon punën në SHISH, si e shpërbleu Rama për punën...

Sandër Kovaçi shpjegon punën në SHISH, si e shpërbleu Rama për punën e mirë

86
0
Shares

I ftuar në Edicionin e Pasdites në tv Syrime Armela Ferkon, kreu i sindikatës së arsimit të lartë Aleksandër Kovaçi i është përgjigjur sulmit të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i sindikatës së arsimit të lartë Aleksandër Kovaçi i ka quajtur sulmet e Ramës si retorika politika dhe stilin e tij të të bërit politikë, pikërisht në shpërqëndrimin e vëmendjes, pas një shantazhi presioni që u bëri rektorëve nëpërmjet një vettingu.

Kovaçi theksoi se ka qënë tre vjet drejtor i SHIK dhe ka marrë shpërblim nga Rama për rezultate të shkëlqyera të Sigurisë Kombëtare.

Gjithashtu, sulmin e Ramës, Kovaçi e quajti intimidim ndaj personelit të SHISH.

Kovaçi: Janë retorika politika të tij në stilin e tij të të bërit politikë, pikërisht në shpërqëndrimin e vëmendjes, pas një shantazhi presioni që u bëri rektorëve nëpërmjet një vettingu që e përdor vend e pavend por vettingu është bërë për sistemin juridik në Shqipëri dhe është bërë legjislacion përkatës për zyrtarët e lartë. Unë mendoj se është në kuadër të përçarjes së protestës. Zoti kryeministër të mbështetet më shumë te përmbajtja e peticionit dhe te përgjigjja pasi është shumë e qënësishme një përgjigje pozitive në mënyrë që të bëhet një kthesë në trajtimin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Unë me kryeministrin Rama kam qënë tre vjet drejtor i SHISH, departamenti i analizës dhe aty në vitin 2013-2015. Kam ardhur në atë drejtim pas pesë vitesh si ambasador.

Zoti Rama më ka dhënë shpërblim për rezultate të shkëlqyera të Sigurisë Kombëtare dhe me këtë rast e quaj edhe intimidim ndaj personelit të SHISH.

Dhashë dorëheqje dhe unë u riktheva për profesionin tim më të dashur atë të pedagogut. syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY