U prodhua energji në Shqipëri sa nevojat, qeveria shiti e bleu me...

U prodhua energji në Shqipëri sa nevojat, qeveria shiti e bleu me korrupsion, nuk shtyhet më protesta

24
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka ilustruar me korrupsionin në shitjen e blerjen e energjisë situatën e rëndë më vend dhe nevojën për protesta.

”Situate është shumë e rëndë, kalon nga një sallë në njësallë tjetër me mashtrime të papërmbajtshme, tëpakoncektueshme. A e dini ju se në 8 muaj janëprodhuar në Shqipëri 3.74 TW. 100% nevoja e vendit. Por këta hajdutë për të mbushur xhepat, ja shesin njëri-tjetrit dhe blejnë jashtë burse me mesatare 330 euro, nënjë kohë kur bursë është 230 euro mesatarja. Këta e kanë shndëruar energjiën në bixhozin më të madh nëbotë. E kanë shndëruar në një mallkim për qytetarët shqiptarë në një kohë kur këtu prodhohet energji si asnjëherë tjetër. Vetëm vjedhjet monstruoze tëklienteles socialiste, të patronazhistëve kanë arritur në1.1 TW. Imagjinoni ku jemi. Në krye të vjedhjeve është qeveria e cila i ka 200 milion euro borxh entit tëenergjisë. Nuk shkohet më kështu”, tha Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD.

Në vijim ai u shpreh kundër tatimit të jashtëzakonshëm të prodhuesve të energjisë.

“Sot lajmëronte se prodhuesit do t’u kthehet taksa e jashtëzakonshme. Prodhuesit e energjisë kanë investuar dhejtra millionë, se kanë fatë thotë, kanë fitime përallore. Ai nuk ka njohuritë më elëmtare. Ata duhet të nxjerrin investimin që kanë bërë në HEC në radhë tëparë. Njeri me koncepte rudimentare. Çdo njeriu qënjeh alfën ose omegën e një investimi e di që ajo periudhë është jetike për të nxjerrë, përndryshe ka humbur. Dhe ky tani do u kthejë taksat e 46’, taksën e jashtëzakonshme”, tha Berisha.

Kreu i PD, Sali Berisha tha se Edi Rama duhet të përballet me qytetarët. Ndaj dhe nesër do të takohem me kryetarët e degëve të Tiranës, të ndajmëdetyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumëplanëshe. Primaret janë primare, protestat janëprotesta. Nuk shtyhet më protesta. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY