Lushnjë, hetim për 4 zyrtarë të IMT në bashki, lanë ndërtimin e...

Lushnjë, hetim për 4 zyrtarë të IMT në bashki, lanë ndërtimin e 28 ndërtesave pa leje në 2 vjet

36
0
Shares

U finalizua operacioni policor në Lushnjë i koduar “Building”, në kuadër të të cilit u zbatua urdhri i prokurorit, për ekzekutimin e vendimit penal të datës 17.10.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, e cila ka caktuar masa sigurimi, për punonjës dhe ish-punonjës të IMTV-së së bashkisë Lushnjë, konkretisht për shtetasit:

-I. B., 62 vjeç, Xh. Z., 60 vjeç, K. S., 63 vjeç dhe Gj. M., 66 vjeç, të katërt banues në Lushnjë.

Gjykata ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masat “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik“dhe “Detyrimi për t’u paraqitur“, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Këta shtetas, gjatë viteve 2021 dhe 2022, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa lejet përkatëse, të 29 objekteve në territorin e bashkisë Lushnjë, kryesisht banesa dhe biznese, si dhe nuk kanë marrë masa për ndëshkimin administrativ të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY