Cfarë u diskutua per bashkimin mes deputetëve të tjerë në PD, flasin...

Cfarë u diskutua per bashkimin mes deputetëve të tjerë në PD, flasin Alibeaj, Bardhi, Korreshi dhe Duma

53
0
Shares

Ka përfunduar mbledhja e disa deputetëve të PD-së në lidhje me bisedimet që po kryhenmes PD dhe grupit të Alibeajt për të dalë në zgjedhje locale me një kandidat të përbashkët.

Deputeti I PD, Enkelejd Alibeaj tha të dalim me një kandidat dhe bile të jetë fitues. Ai kujtoi se ai dhe të tjerë kanë bërë thirrje që në prill për një proces bashkimi. Duhet të përfshijmë edhe pjesën gri. Këtu jemi në fillim. Alibeaj sërish tha se ai ishte drejtues i grupit parlamentar.

“Ka vetëm një pal dhe kjo është Partia Demokratike. Mbledhjet janë një, grupi parlamentar është një. Kryetari i Grupit është Enkelejd Lutfi Alibeaj. Shihni thirrjen që ne kemi bërë që në prill për të mos lejuar krijimin e strukturave paralele. Të paktën për këtë gjë nuk mund të qortohemi. Për faktin që ne kemi dashur dhe kemi bërë gjithçka për të qenë bashkë. Pavarësisht çoroditjeve që ne kemi, nëse ka një interes të të gjithë demokratëve dhe mbi të gjitha të të gjithë shqiptarëve, është që një orë e më parë t’i dalim të bashkuar regjimit të Edi Ramës. Për këtë duhet të bashkojmë çdo fluks në bazë pasi ata do t’i vënë shpatullat kësaj pune. Të gjejmë një kandiat të vetëm që të përfaësojë të gjitha flukset. Të gjithë bashkë me moral”, tha Alibeaj

Ndërsa në vijim foli deputeti Gazment Bardhi. Procesin e dëmton vetëm njëanshmëria, tha sot Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Bardhi tha se shkëmbyem mendime në lidhje me zgjedhjet. Kam shkëmbyer disa mendime për të gjetur një rrugë se si të bashkëpunojmë për zgjedhjet locale. Kur flas për najanshmëri flas për secilën palë në PD. Kur kjo ndodh nga kushdo procesi minohet. Nuk duhet të minojmë procesin.  Do të duhet që të gjejmë një moment për të nxjerrë një kandidat të përbashkët fitues, theksoi Bardhi.

Ndërkaq më herët deputetët që morën pjesë në mbledhje Saimir Korreshi dhe Grida Duma kishin tone me optimiste.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha se takimi mes Palokës dhe Bardhit sot në mesditë ka qenë me nota pozitive , ndërsa  nënvzoi se të dy kampet brenda PD-së kanë vullnetin për të bashkëpunuar.

“Bashkimi është i vështirë, por ngjitja është  e mundur se në këtë moment duhet të mendojmë për demokratët dhe jo për interesat e secilës palë. Është detyrim i joni të arrijmë një marrëveshje me kandidat të përbashkët në të gjitha bashkitë. Takimi ka qenë me nota pozitive, normalisht jo çdo gjë bëhet me takimin e parë, ju e dini vetë situatën, është e vështirë. Por sot ka qenë me tone pozitive të dyja palët kanë dëshirë të arrijnë në një konkluzion”, u shpreh Korreshi.

Deputeti demokrat e konsideroi takimi Bardhi-Paloka si një fitore të madhe për demokratët, ndërsa sipas tij PD po shkon drejt bashkimit, por kjo mbetet për t’u parë në vijim.

“Sot negociatat kanë qenë a duan palët apo jo që të futen me kandidat të përbashkët. Kjo është një fitore  e madhe për demokratët. Biseda ka qenë e sinqertë me tone pozitive, mes demokratësh ku kanë përtypur ato çfarë kanë thënë për njëri tjetrin. Nota kanë qenë pozitive për të dyja palët. Pjesën tjetër të rrugës do e shohim në ditët në vendim. Do jenë shumë të nxehta ditët në viimj, në diskutime po flas, nëse do të arrijnë bashkim”, përfundoi Korreshi.

Ndërkaq deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se është pro për primare të vërteta, duke shtuar se nisja e diskutimeve për këtë proces, është një lajm i mirë.

“Kur të diskutojmë me mbështetësit tanë duhet të jemi real. Duhet diskutuar në çdo moment, të gjejmë frymë të re bashkëpunimi. Dua të jem për primare të vërteta. Listat duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Fryma e bisedës ishte e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët që kanë përfaqësuar këtë tryezë. Fryma me të cilën lashë mbledhjen është e sinqertë. Mënyra se si do të shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet unë e quaj një lajm të mirë”, u shpreh deputetja Duma.

Pyetje: A nuk është momenti që të ketë një takim të përbashkët mes deputetëve të grupit parlamentar të PD-së dhe deputetëve të Berishës?

Duma: Mund të zhvillohet në çdo moment, duhet të zhvillohet në çdo moment. Sot nuk është diskutimi se çfarë bënë grupi parlamentar i PD-së, por nëse ajo që bën çon në shkrirjen e krijimin të njëjtës bashkësi reale në strukturat e PD-së. Të gjitha simbolikat se kur u takuan apo ku, janë më të vogla se sa bashkimi. Të jemi të vërtetë.

Pyetje: A janë pengesë primaret e Berishës?

Duma: Mos gabohem, ne kemi ditët përpara për të nisur primaret. Do të jem pëër primaret dhe primaret e thella. Se sa thellë primaret do maksimizojnë, varet nga ne se cilat mekanizmat do na çojnë nga listat tek konkurrimi. Të bësh garë reale në një terren ku nuk kandidojnë njerëz me lista të mbyllura por me lista të hapura. M.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY