Rama tenton të turpërojë pedagogët me rankimin e ulët global por...

Rama tenton të turpërojë pedagogët me rankimin e ulët global por nuk përmend trajtimin e lektorëve

35
0
Shares

Kryeministri i vendit, Edi Rama tentoi të turpëronte pedagogët e universiteteve sot teksa u kujtoi rankimin e dobët global pa përmendur arsyet e kësaj renditjeje që nisin pikërisht nga trajtimi i pedagogëve.

Rama tha se universitete shqiptare nuk renditen aty ku duhet, ndërsa po zhvillonte një takim me rektorët e univerditeteve.

“Renditja e universiteteve shqiptare në hartën globale, kjo edhe për shkak të kohës së gjatë të humbur para reformës, është thjesht e papranueshme. Por, lajmi i mirë sipas nesh, sipas analizës së bërë, është që “është një renditje që nuk pasqyron kapacitetet reale”. Ky është lajm i mirë”, tha ai.

Rama u tha rektorëve se duhen bërë hapa konkretë dhe pa humbur kohë duhen përmbushur kushtet, që në shumicën e herëve shtoi ai, janë gjëra elementare ndërsa nuk përmendi pagat.

“Gjëja që kemi vendosur është që të merremi shumë seriozisht me këtë aspekt, që do të thotë që të ndjekim të gjitha kushtet, që duhen përmbushur, që nganjëherë janë kushte shumë elementare për të patur një rankim shumë serioz”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jo publike. Teksa foli për rankimin e universiteteve shqiptare, Rama u shpreh se problem ishte qasja e kufizuar në sistemin e institucioneve të arsimit të lartë të BE.

Edi Rama: Me të gjithë rektorët e universitetve për të diskutuar mbi një problematikë shumë të rëndësishme që ka të bëjë me rankimin e universitetve tona dhe nga ana tjetër një vlerësim të plotë të gjithë kritereve të ligjshmërisë kur jemi në një fazë që do ta quaja e ndërmjetme pas reformës së arsimit të lartë, fillimittë zbatimit të saj dhe në funksion të thellimit të kësaj reforme. Jo më në aspektin ligjor por atë të modernizimit.

Para se të them ca fjalë më shumë, dua t’ju bëj me dije që sikundër e kishim diskutuar me rektorët, në takimin e Pragës, të atij që është pagëzuar si Komiteti i ri politik Europian, unë e kam ngritur temën e universitetit si një temë që duhet konsideruar nga BE për t’u trajtuar dhe për t’u adresuar pa pritur që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE. Ne kemi si vende kandidate, një akses tëpjesshëm në sistemin europian të arsimit të lartë. Këtë ju e dini më mirë. Ndërkohë që universitetet e vendeve të BE-së, me aksesin e plotë, kanë mundësinë e krijimit të menjëhershëm të financimeve ekstra për sinergjitë që krijojnë. Gjë që për ne sot është e pamundur për shkak se nuk jemi anëtarë të BE.

Ne kemi çelur një proces të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe unë dua t’i falenderoj rektorët sepse shikojmë hapa shumë inkurajues. Ashtu siç dua t’i falenderoj për faktin që ka shtysë domethënëse për fondet europiane për atë pjesë tësistemit që mund ta aksesojmë që sot.

Universiteti i Tiranës e ka rritur numrin e përfituese për fondet europiane nga më pak s e 50 përfitues në më shumë se 400 përfitues. Kjo do të thotë pak më shumë se gjysma e pedagogëve. Kjo është dicka e jashtëzakonshme po të marrim parasysh kohën e shkurtër në të cilën ka ndodhur. Ky është impakt i lidershipit të UT dhe i qasjes së re. Kapaciteti ynë financues për kërkimin shkencor është rritur në mënyrë shumë të ndjeshme.

Unë e sjell në shembull këtu në funksion të asaj që thashë pak më parë, treguesi është shumë i qartë. Ne në sistemin tonë universitar kemi shumë më tepër kapacitete sesa ka qenë e mundur të lexohet në sytë e opinionit publik si rezultat i një periudhe shumë të gjatë amullie dhe prapambetje në trajtimin e burimeve njerëzore. Sot ky është një nga efektet më tërëndësishme të reformës dhetë këaj qasje të re dhe nxitjes për ndërkombëtarizim. Ne nuk kemi të ardhme tjetër përvec krijimit të sinergjive dhe celjes së dyerve të universiteteve europiane përmes universiteteve tona.

Pedagogët e universiteteve shqiptare janë në ditën e dytë të bojkotit të mësimit pasi qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e tyre për rritjen e pagave në nivelin prtej 50%. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY