Nga Genc Pollo
Si Vuçiçi e Rama po sfidojnë e këcënojnë Brukselin; saqëpresidenca çeke e Bashkimit Europian sugjeron kthimin e vizave për Serbinë e Shqipërinë.
1-Bangladeshasit e Edit
Vizitën në Tiranë në tetor të vitit të kaluar të z. Karl Nehammer, asokohe ministër i brendshëm i Austrisë, si zakonisht qeveria e paraqiti duke theksuar rritjen e mëtejshmetë bashkëpunimit miqësor mes dy shteteve. Media austriakekishte një tjetër opinion: Nehammer shkoi në Tiranë për tëzgjidhur problemin e “bangladeshasve të Edi Ramës“. Mbaselexuesit i kujtohet se në pranverë 2021 Rama, pëballësipërmarrësve që ankoheshin për mungesë të krahut të punës, premtoi t’a zgjidhte problemin fët e fët: “ju sjell unë ngaBangladeshi! Të shtruar e të dëgjuar me punë plot e llafe hiç“. Por siç rrëfyen më vonë përfaqësuesit e biznesit dhe siçdëshmuan hetimet penale historia e bangladeshasve ishteçështje emigracioni ilegal për në Europën e pasur; ku Shqipëria ofrohej legalisht vetëm si stacion tranziti. Bangladeshasit që arrinin në vendin tonë zhdukeshin pas dytre muajsh punësim. Agjencitë e punës që u “caktuan” për tësjellë “punëtorët” tek bizneset punëmarrëse bënë ca para tëshpejta dhe kaq. Çështja do të ishte mbyllur e harruar nësepolicia austriake përmes monitorimit të telefonave celularënuk do të kishte gjetur se 99% e bangladeshasve të Edi Ramësmbasi “zhdukeshin” në Shqipëri rishfaqeshin pas gati dyjavësh në Vjenë. Prandaj edhe ministri i brendshëm moriudhën për në Tiranë që t’i kërkonte qeverisë anullimin e “vizave të punës” me Bangladeshin e vende të ngjashme.
2-Historia përsëritet por jo si farsë
Një vit më vonë Karl Nehammer është kancelar i Austrisë. Por hallet e tij duket se mbeten po ato. Në fillim të tetorit ai tok me kryeministrin hungarez organizuan në Budapest një“samit tripalësh” për emigracionin e paligjshëm duke përfshirë edhe presidentin Serb. E thënë më thjesht zotërinjtëNehammer e Orban thirrën Vuçiçin për t’i thënë se popërmbyste Zonën Schengen me indianë, kinezë, tunizianë, burundas etj., etj. dhe se kjo duhet të merrte fund. Vuçiçi, ndryshe nga Rama, nuk lëshon viza pune por i ka hequr krejtvizat për shtetasit e një liste të gjatë vendesh në Afrikë, nëLindjen e Afërt e në Azi. Këta shtetas dynden në Beograd përmes linjave ajrore ekonomike dhe direkt pastaj hyjnë nëzonën Schengen; kryesisht përmes Hungarisë për t’u ndalur nëAustri, Zvicër e Gjermani. Krahasuar me 2021 numri i emigrantëve përmese këtij shtegu është trefishuar. Kjo si pasojë e “abuzimit në Serbi me regjimin pa viza me Schengenin” deklaroi të premten ministri i brendshëm austriak Gerhard Karner.
3-Për Kosovën e për Putinin
Interesante janë edhe motivet e Serbisë: Sipas ministres sëbrendshme gjermane Nancy Faeser lista serbe e shteteve “pa viza” është e njëjtë me listën e shteteve që refuzojnë njohjenKosovës së pavarur. Pra është një shpërblim nga Vuçiçi. Porshpërblim me leverdi sepse është pa kosto për Serbinë.
Sipas ministres së drejtësisë së Zvicrës Keller-Sutter disaqeveri europiane
mendojnë se Vuçiçi po vepron me porosi të Putinit; sepseKremlinit i intereson në këtë moment presioni destabilizuesmbi Europën.
Pra Beogradi me një gur don të vrasë dy zogj. I pari ështëcinik por i kuptueshëm. I dyti është i kuptueshëm dhe cinik. Por aty spikat edhe mosmirënjohja: aksesin pa viza tëakorduar me zemërgjerësi nga Brukseli në v. 2009 Vuçiçi e përdor për të minuar gjeopolitikisht Bashkimin Europian.
4-Përgjigja europaine
Në shtator Austria, Gjermania, Zvicra, Kroacia e Slloveniandërhynë tek Komisioni Europian përmes një letre tëpërbashkët që t’i bëhej presion Serbisë e ndonjë shteti tjetër tëBallkanit Perëndimor që ata të përshtasnin regjimin e vizaveme rregullat e Zonës Schengen. Dhjetë ditë më parë vizitoiTiranën Zv. Presidenti i Komisionit Europian MargaritisShinas ku takoi personelin e FRONTEX-it, (forca kufitareeuropiane) dhe pastaj në Beograd ku në publik foli përemigracionin dhe domosdoshmërinë e kontrollit të tij si dhepremtoi ndihmën përkatëse. Më tej kanë vijuar mbledhjet e ministrave të brendshëm të Europës në Vjenë me kolegët ngaBallkani (nga Tirana i dëgjueshmi Çuçi, i ngarkuar me pashaportat e florinjta) si dhe së afërmi në Luksemburg (BE mes vedit).
5-Të dy tok dhe thupra çeke
Në Shqipëri vizat e punës gjatë verës vazhdojnë të prodhojnëemigracion të paligjshëm në BE. Por Tirana kësaj radhe ështëe dyta në listë mbas Serbisë si problem akut. Megjithatë EdiRama, për të mos e lenë vetëm Vuçiçin, ka rilançuar prej disamuajsh në publik nismën e pasaportave të florinjta. Madje nëqeveri ka miratuar edhe vendime për këtë; të fundit në korrik. Për ligj në Kuvend nuk ka më nevojë se kreu punë me opozitën jenishere (mbasi ne të tjerët dogjëm mandatet!). Komisioni Europian ka paditur në gjykatë Maltën, një shtetanëtar! Pikërisht se nuk e anulloi plotësisht një skemë tëngjashme!! Në këtë moment një vend si Shqipëria, që sapofilloi negociatat për anëtarësim, e sfidon Brukselin. Tashti veçkrimit e korrupsionit shqetësim shtesë është dhe siguria: rusëapo bjellorusë “problematikë” mund të infiltrohen në BE me pashaporta shqiptare. Prandaj edhe reagimet e shumta e tëqarta nga Komisioni në Bruksel e delegacioni në Tiranë.
Interesant është se vetëm Vuçiçi e Rama sillen kështu me Bashkimin Europian. Edhe malazezët, maqedonasit e boshnjakët prej më se një dekade udhetojnë pa viza neEuropë. Por qeveritë e tyre në asnjë rast nuk e kanë sfiduar e kërcënuar BE-në me ortek emigrantësh si Lukashenko apo me pasaporta të florinjta si politikano-mafiozët që vranëgazetaren Daphne Caruana-Galizia.
Prandaj edhe Çekia, e cila mban presidencën e radhës në BE, qarkulloi më 11 tetor në Bruksel një notë interne ku sugjerohej edhe anullimi i regjimit pa viza per Serbine e Shqipërinë. Fakti që Serbia e Shqipëria nuk e linjëzuan kurrëplotësisht me Bashkimin Europian hyrjen pa viza nga shtetetë treta megjithëse gëzojnë vetë hyrje pa vizë në BE “kontribuon për rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE përmes kësaj rruge…Shtetas veçanërisht ngaTurqia, Tunisia, India, Kuba dhe Burundi hyjnë legalisht me linjë ajrore në Serbi (dhe nga disa syresh edhe në Shqipëri) dhe një numër i madh i tyre vazhdojnë rrugën për të hyrë nështetet anëtare” thuhet shprehimisht në notë.
Për këdo që ka veshë të dëgjojë e mend të kuptojë.
Genc Pollo
Ish ministër e deputet
17 tetor 2022
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/