Kreu i PD, Sali Berisha shpreshu sot mbështetjen e opozitës për protestën e pedagogëve të universiteteve publike.
”Vendimi për bojkot të mësimit parandalon shuarjen e univestiteteve”, deklaroi Berisha.
Argumentat:
Sot, univestitetet e vendit ishin në grevë. Dhe unë dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata punonjësve të universiteteve dhe studentë që u përgjigjën thirrjes së sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve.
Pas qëndrimit cinik, arrogant të papaëgjegjëshëm të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është një vendim i jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.
Pedagogët, studentët dhe punonjësit e universiteteve asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre të Universitetit të Prishtinës. Sot në Univesitetin e Prishtinës, pagat janë afërsisht dy herë më të larta se sa në Univesitetin e Tiranës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/