5 persona bien në pranga në Lezhë, policia tregon arsyet

5 persona bien në pranga në Lezhë, policia tregon arsyet

37
0
Shares

5 persona të vënë në pranga në Lezhë dhe një armë zjarri e sekuestruar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Intensive”.Fshihte në banesë një armë zjarri, vihet në pranga poseduesi dhe i sekuestrohet arma.

Evidentohen dhe arrestohen në flagrancë nga Policia Rrugore e Lezhës, 2 drejtues automjetesh që i drejtonin automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike dhe 2 të tjerë, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. K., 67 vjeç, në Fushë Milot, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, të cilën ky shtetas e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve, 67-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit që ai posedonte.

Janë arrestuar në flagrancë edhe 4 drejtues mjetesh, konkretisht:

-A. H. 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi është konstatuar në aksin rrugor “Thumanë – Lezhë”, duke drejtuar automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. 37-vjeçarit i është bërë shenjë ndalimi nga shërbimet e Policisë Rrugore, por nuk ka ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Menjëherë është organizuar puna policore për kapjen e tij, është bërë i mundur ndalimi i tij në Lezhë dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit. Pas testimit me aparatin drogë-testues AquilaScan, 37 vjeçari ka rezultuar se e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike;

-A. A. 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi është ndaluar për kontroll në aksin rrugor “Laç – Milot”, teksa drejtonte automjetin e tij dhe pas testimit me aparatin drogë-testues AquilaScan, ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike;

-L. Ll. 44 vjeç, banues në Mirditë, pasi është ndaluar në kryqëzimin e Patokut, Kurbin, teksa drejtonte automjetin e tij dhe pas testimit me aparatin alkool-testues Drager, ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjëndje të dehur;

– A. Rr. 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi është ndaluar në Milot, teksa drejtonte automjetin e tij dhe pas testimit me aparatin alkool-testues Drager, ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjëndje të dehur. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY