Protesta e pedagogëve mori vendimin sot për të bojkotuar vitin e ri akademik që fillon këtë të hënë pa plotësimin e të gjithë kërkesave të parashtruara nga pedagogët e e të gjithë universiteteve në vend.
Nëse nuk realizohen kërkesat e tyre pedagogët do të vijojnë bojkotin dhe protestat deri në plotësimin e kërkesave.
Vendimi u mor ditën e sotme, në fund të protestës së radhës të thirrur nga stafi pedagogjik e cila u zhvillua në shehsin Nënë Tereza, pranë Universitetit të Arteve.
Nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre, ditën e hënë nga ora 8:00-10:00 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj. Pas kësaj ore i gjithë stafi akademik do të dalë në ambjentet e jashtme.
Ata kundërshtojnë rritjen e pagës me 7% që vendosi qeveria por kërkojnë rrijtje page me 50% e cila mund të bëhet me dy faza, 30% këtë vit akademik dhe 20% vitin e ardhshëm. Po ashtu është kërkuar edhe indeksimi I pagesës për orë mësimi, pagesë e cila ka penalizuar qindar pedagogë të jashtëm, ekspertë të fushave ku ata lektorojnë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/