Vrasja e 26 vjeçarit në Maliq, prangoset vajza 18 vjeçe, dyshimet e...

Vrasja e 26 vjeçarit në Maliq, prangoset vajza 18 vjeçe, dyshimet e policisë

81
0
Shares

Vijon operacioni policor i koduar “Marjani”.

Shkon në 4 numri i të ndaluarve në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç.

Vihet në pranga 18-vjeçarja, e dyshuar si e implikuar në vrasjen e 26-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familjes, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në këtë fshat, bënë ndalimin e shtetases M. P., 18 vjeçe, banuese në fshatin Marjan, Korçë.

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës Parë Korçë me vendimin e datës 14.10.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si e implikuar në ngjarjen e lartpërmendur, për të cilën strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë ndaluar më parë shtetasit B. A; V. M. dhe E. M.

Vijon puna për dokumentimim me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY