Policia kap një sasi telefonash kontrabandë në Tiranë

Policia kap një sasi telefonash kontrabandë në Tiranë

81
0
Shares

Vihen në pranga pronarët e 3 subjekteve tregtare në Tiranë, sekuestrohen 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 2”, kanë goditur 3 raste të tjera të kontrabandës së mallrave, për të cilat u bë arrestimi i shtetasve:

– M. Xh., 28 vjeç, E. L., 34 vjeç dhe E. P., 24 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të këtyre shtetasve, në Kamzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY