Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se është hapur thirrja për punësimin e 50 psikologëve, për një vëmendje socio-shëndetësore ndaj çdo pacienti.
“Në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Kujdesit Parësor, ne kemi vendosur një objektiv për të riorganizuar kujdesin parësor dhe për t’i dhënë fokus më shumë integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore. Ndaj, duke fillluar nga dita e sotme ne kemi hapur thirrjen për aplikim për 50 psikologë, të cilët do t’i atashohen 50 qendrave tona shëndetësore, për të adresuar çështjet e shëndetit mendor, për të adresuar çështje të cilat në komunitet kanë një rëndësi parësore, që lidhen direkt me mirëqenien psiko-sociale, psiko-emocionale dhe gjithashtu mbështetjen që duhet të ofrojnë profilet e punonjësve, si psikologë apo punonjës social në strukturat e kujdesit shëndetësor”- tha Manastirliu.
https://mjeke.shendetesia.gov.al/psikologe
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/